Kronika 17 February 2026, 21:04 Nga VNA

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9 kërkesa në GJKKO për kthimin e sendeve

Ndaje në Whatsapp

Hetimet e SPAK për biznesmenin kontrovers Klodian Allajbeu duket se kanë hyrë në një fazë të avancuar. Afro 20 ditë më parë, hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle në kompanitë e Allajbeut të “Spitalit Amerikan”, përmes të cilave ai ka fituar koncesione miliona euro në fushën e shëndetësisë.

Por biznesmeni që po hetohet për një sërë veprash penale dhe personat e bashkëlidhur me të, si dhe ortakë e ish-ortakë, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme dhe kërkojnë kthimin e sendeve të sekuestruara. Bëhet fjalë për 9 kërkesa të depozituara në GJKKO nga Klodian Allajbeu, e besuara e tij Onejda Ymeraj, shoqëria American Hospital, Sokol Ramizi, shoqëria Laboratory Networks, Arbër Teqja, Osvelda Qafa, shoqëria Labopharma dhe shoqëria Pegasus.

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9


Të gjithë kërkuesit kundërshtojnë sekuestrot e SPAK dhe kërkojnë rikthimin e sendeve si celularë, pajisje kompjuterike, dokumenta, etj. SPAK ka dyshime se pas Koncesionit të Laboratorëve fshihet Spitali Amerikan dhe biznesmeni Klodjan Allajbeu.

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9


Me urdhër të Dorina Bejko është urdhëruar kontrolli personal i Allajbeut, Osvelda Qafës, e cila rezulton të jetë shefe e operacioneve financiare në Spitalin Amerikan, si dhe për Onejda Ymeraj dhe bashkëshortin e saj Arbër Teqja. Kërkesat e Allajbeut, të personave të tjerë dhe shoqërive do të shqyrtohen nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Elsa Ulliri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme