Kronika 17 February 2026, 10:49 Nga VNA

SPAK shpall pretencën për dosjen “5D”, kërkohen dënime me burg për ish-drejtorë dhe zyrtarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
SPAK shpall pretencën për dosjen “5D”, kërkohen

SPAK shpalli pretencën për të pandehurit e dosjes 5D. Për Redi Mollën u kërkua dënimi me 11 vite burgim, Mariglen Qato rrezikon 9 vite, ndërsa Taulant Tusha 4 vite.

Për tre ish-drejtorët e Bashkisë u kërkua edhe dënim plotësues 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Redi Molla e Qato akuzohen se kontrollonin në mënyrë të tërthortë kompaninë 5D dhe merrnin tendera pranë Bashkisë së Tiranës.

Pretenca:

Redi Molla - 11 vjet

Mariglen Qato - 9 vjet

Taulant Tusha - 4 vjet

Enton Punavija - 3 vjet

Julian Zanaj -  3 vjet

Albano Janku - 2 vjet

Nestor Muhametllari - 7 vjet

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme