Kronika 17 November 2025, 12:13 Nga VNA

SPAK reagon zyrtarisht: Berisha firmosi fletëthirrjen për '21 janarin"

Ndaje në Whatsapp
SPAK reagon zyrtarisht: Berisha firmosi fletëthirrjen për '21
Sali Berisha

SPAK konfirmoi zyrtarisht se Sali Berisha ka firmosur për marrjen e urdhër-thirrjes për të dëshmuar lidhur me vrasjet e 4 protestuesve gjatë demostrarës së dhunshme të 21 janarit 2011.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës "detyrim paraqitje" në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, njoftoi SPAK.

Berisha ka refuzuar dy fletëthirrje të mëparshme, duke pretenduar se nuk ishte njohur me asnjë document të SPAK. Burimet thonë se ai është thirrur për të dëshmuar të premten më datë 21 nëntor.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme