Kronika 28 October 2025, 13:39 Nga VNA

SPAK prova të reja kundër ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Del sërish në skenë emri i Adrian Shatkut

Ndaje në Whatsapp
SPAK prova të reja kundër ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Del

Një letërporosi e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur si provë e re në procesin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Dokumenti u dorëzua në Gjykatën e Posaçme gjatë seancës paraprake për shqyrtimin e dosjes Meta-Kryemadhi.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se përmes leterëporosisë autoritetet amerikane të drejtësisë kanë konfirmuar se nga llogaria e një prej shoqërive në pronësi të biznesmeni Adrian Shatku është kryer një pjesë e pagesës për një nga kontratat lobuese të ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nisur nga ky zhvillim i ri, Monika Kryemadhi hodhi akuza ndaj SPAK, për të cilin tha se se ka qëllim të mbajë në burg Ilir Metën dhe të vërë nën presion atë dhe familjarët e saj. Ish-kreu i Shtetit dhe ish-deputetja janë të pandehur për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme