Kronika 2 December 2025, 15:50 Nga VNA

SPAK merr në pyetje vartësit e Ballukut, Kushtetuesja dhe Apeli drejt vendimeve për të

Ndaje në Whatsapp
SPAK merr në pyetje vartësit e Ballukut, Kushtetuesja dhe Apeli drejt

Ndërsa të gjithë kishin sytë tek Gjykata Kushtetuese në pritje të vendimit të Kolegjit për kërkesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, në SPAK dhe GJKKO pati zhvillime të rëndësishme. Dy vartësit e Belinda Ballukut, Erald Elezi, administrator i KESH dhe Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, njëri pas tjetrit mbërritën në Prokurorinë e Posaçme. I pari, Elezi, u pyet nga hetuesit e BKH-së në cilësinë e të pandehurit, ndërsa i dyti, Gjyli, dha po ashtu shpjegime. Njëherazi zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e pandehur për shkelje në tenderin për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për një tender të dytë, një nga lotet e Unazës së Madhe, ankimoi vendimin e GJKKO-së që ka caktuar ndaj saj masat e pezullimit nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Ndërsa Apeli i Posaçëm pritet të caktojë datë për shqyrtimin e ankimimit, Kushtetuesja nga ana tjetër pritet që brenda ditës së sotme të caktojë po ashtu datën për mbledhjen e gjyqtarëve, ku 8 gjyqtarët kushtetues do të vendosin për fatin e kërkesës së Edi Ramës, që këtë herë u investua personalisht për fatin e krahut të tij të djathtë dhe të besuarës së tij, Belinda Balluku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme