Kronika 16 January 2026, 11:02 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, laborator në Qerekë për përpunimin e lëndës narkotike

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine,

SPAK përfundon hetimet dhe nisi komunikimin e akuzave zyrtare për të pandehurit për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Ndarja e kokainës nga lëkura e bagëtive ku ishte tretur do të bëhej në një laborator në zonën e Qerekës në Krujë. 48 tonë lëkurë gjedhi kanë mbërritur në Shqipëri në shtator dhe në nëntor dhe brenda tyre dyshohet se kishte edhe kokainë. Gjatë kontrolleve në laboratorin e Qerekës në atë kohë u gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish. Për të bërë ndarjen e lëndës narkotike nga lëkura do të vinin shtetas të huaj të cilët ishin të specializuar. SPAK firmosi 10 urdhërarreste mes tyre 3 të huaj, por këta të fundit nuk u arrestuan.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme