Kronika 27 February 2026, 12:01 Nga VNA

SPAK lexon pretencën për dosjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kërkohen dënime me burg për disa zyrtarë dhe biznesmenë

Ndaje në Whatsapp
SPAK lexon pretencën për dosjen e Universitetit Bujqësor të

SPAK shpalli pretencën për ish-zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët dyshohen për abuzime me tenderat. Për pjesën me të madhe të tyre u kërkua dënimi me shërbim prove.

Sipas SPAK ata akuzohen për nëntë procedura tenderimi fiktive  të zhvilluara gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja.

Të pandehurit:

Edmond Terthorja- 3 vjte burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Amarildo Lleshi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Serafin Skenderi- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Altin Murto- 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Klara Jahollari-1 vit burg, ti pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Agim Sefa-1.6 vite burg, ti pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Mehmet Qoshja- 1.6 vite burg, ti pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare.

Enkeleida Sallaku- 1 vit burg, ti zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të kovertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Romina Koto- 1 vit burg, ti zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të kovertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Artur Koleci-1.6 vite burg, ti zbrsë 1/3 e masës së denimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.

Blenard Spaho- 1.6 vite burg, ti zbresë dënimi në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.

Tedi Proda- 1.6 vite burg, ti zbrsë 1/3 e masës së denimit dhe te komvertohet në 2 vite shërbim prove.

Elvira Shtogu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Tone Vukaj- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 , të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.

Eridiana Cuni- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Erjola Kopali-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Etleva Shore- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3 dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Ilir Kapaj-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Radion Dhromi-1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.

Klea Lekoçaj-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Sefa-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Mimoza Shehu-1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Rezearta Dervishi- 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit në 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.

Të pandehurit Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme në një proces të ndarë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme