Kronika 6 August 2025, 11:06 Nga VNA

SPAK kontrollon në kompaninë “Soft & Solution” të Ermal Beqirit, lidhja me Ergys Agasin

Ndaje në Whatsapp
SPAK kontrollon në kompaninë “Soft & Solution” të

SPAK urdhëroi kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution” të biznesmenit Ermal Beqiri. Hetuesit e BKH-së morën prej andej dokumenta dhe kryesisht praktika tenderash, si dhe pajisje si laptop, të cilat mendohet se i nevojiten hetimit. I pyetur për kontrollet në këtë kompani, kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë takimit me gazetarët refuzoi të bënte komente, me argumentin se hetimi është sekret.

 

“Soft & Solution” është një nga kompanitë kryesore që ka lidhur dhe fituar tendera në sektorin e teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto kontrata, sipas hetuesve, janë objekt hetimi, që shkojnë në miliona euro.

Kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Ergys Agasit, ku duket se hetuesit nuk janë kufizuar vetëm tek fabrika e cigareve në Librazhd, por edhe mbi ndikimin dhe lidhjet e Agasit tek AKSHI.

Në këtë kuadër, po hetohet pasuria e Agasit dhe personat, kryesisht biznesmenë, që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.


Ermal Beqiri njihet për lidhjet e forta me Agasin. Ai po ashtu është një emër i njohur për mediat, për shkak se ishte një nga ekspertët që kreu aktin e ekspertimit mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”. Ekspertiza arriti në përfundimin se videoja ishte e përpunuar, çka bëri që më vonë Gjykata e Lartë të shpallte Ilir Metën të pafajshëm. Prej asaj kohe, Beqiri hyri në rrugën e biznesit dhe kompania e tij deklaron miliona euro në fushën e teknologjisë dhe ka fituar tendera pranë AKSHIT dhe institucioneve të tjera.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme