Kronika 17 February 2026, 12:46 Nga VNA

SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

Ndaje në Whatsapp

SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Roskovecit.

Prokuroria e Posaçme kërkoi cilësimin fajtor të Bufit për akuzën e "përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore".

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i kërkuar ulet në 1 vit.

Kryebashkiakja nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme