Kronika 26 March 2026, 14:19 Nga VNA

SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit e grupit të hashashit në Berat

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit e grupit të

SPAK shpalli pretencën për 17 të pandehurit që i akuzojë si pjesë të një grupi kriminal që kultivuan hashash në sera në Berat përgjatë 2021-2022. Në total u kërkua dënimi i tyre me 133 vite burgim. Sipas SPAK, sasia e kultivuar e kanabisit ishte 1.7 deri në 1.8 ton.

Për 4 nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe vënia e tyre në provë për 3 vite.

Të pandehurit u gjykuan me procedurë të shkurtuar.

Pretenca

Sadetin Hasaj – 13 vite burg

Blerim Xheka – 13 vite burg

Sidrit Bisha – 10 vite burg

Suad Smakaj – 9 vite burg

Jurgen Ujkaj – 10 vite burg

Samoel Lushaj – 10 vite burg

Endriol Xheka – 9 vite burg

Mirvaldo Disha – 9 vite burg

Hamdi Dyli – 8 vite burg

Arben Vrapi – 6 vite burg

Adiol Çifkiku – 6 vite burg

Lulzim Bushataj – 5 vite burg

Mustafa Manej – 5 vite burg

Bashkim Mema – 5 vite burg

Drita Mema – 5 vite burg

Izmire Mema – 5 vite burg

Edison Mema – 5 vite burg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme