Kronika 17 November 2025, 10:58 Nga VNA

SPAK thërret Berishën për të dëshmuar për 21 Janarin, ish-kryeministri refuzon

Ndaje në Whatsapp
SPAK thërret Berishën për të dëshmuar për 21

SPAK i komunikon Sali Berishës që të paraqitet ditën e premte për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Fletëthirrja iu dorëzua kur ai mbërriti në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të vendimit të gjykatës që ka caktuar ndaj tij masën e detyrimit për paraqitje për dosjen Partizani.

Berisha ka refuzuar të paraqitet, duke pretenduar se nuk ka marrë fletëthirrje për të dhënë shpjegimet e tij për vrasjet e 4 protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në 21 janar 2011.

“Njoftim quhet kur një person të vjen dhe ta dorëzon zyrtarisht. Asnjë nuk më ka thënë orën, datën apo të më dorëzojë një letër. Askush nuk ka marrë asnjë shkresë në emrin tim,” tha Berisha.

Berisha deklaroi se nuk ka marrë fletëthirrje, sepse në të kundërt do të ishte paraqitur. Ai tha se ngjarjet e 21 janarit janë hetuar gjerësisht.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme