Kronika 4 August 2025, 09:29 Nga VNA

SPAK i komunikon sot mbylljen e hetimeve Ilir Metës, dosja drejt gjykatës

Ndaje në Whatsapp
SPAK i komunikon sot mbylljen e hetimeve Ilir Metës, dosja drejt

SPAK pritet t’i komunikojë sot në orën 11:00 Ilir Metës mbylljen e hetimeve.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se do të jetë i pranishëm, dhe bashkë me të edhe ish-presidenti. Ilir Meta është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Bashkë me të akuzohen ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixha, të cilëve u është komunikuar më herët mbyllja e hetimeve. Pas pushimeve verore, SPAK pritet ta dorëzojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Ilir Meta mbahet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe përpjekjet e tij për të lënë qelinë kanë dështuar deri më tani.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme