Kronika 4 March 2026, 16:50 Nga VNA

SPAK heton zhdukjen e shisheve të shtrenjta të verës të Ergys Agasit

Ndaje në Whatsapp

SPAK heton zhdukjen e shisheve të shtrenjta të verës të

Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet mbi zhdukjen e shisheve të shtrenjta të verës që u gjetën në një qilar të një resorti në pronësi të Ergys Agasit. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dosja është dorëzuar për kompetencë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka lidhur produktin e verës me veprimtarinë kriminale të Agasit.

Vera ishte sekuestruar gjatë kontrolleve në pronat e tij, pasi Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtarë të një grupi që, sipas hetimeve, detyronte biznesmenët të tërhiqeshin nga tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Pas sekuestrimit, malli i verës iu la në ruajtje kushëririt të Agasit, por kur autoritetet doganore shkuan për ta marrë për magazinim, konstatuan se shishet kishin zhdukur. Aktualisht, kushëriri i Agasit po hetohet për pengim të hetimeve, pasi nuk ka sqaruar destinacionin e verës.

Sipas ekspertimit, vlera e verës arrin në rreth 1.4 milionë euro, por mund të dyfishohej në rast se do të shitej në treg me shishe.

Ndërkohë, SPAK po vijon hetimet mbi dyshimet se Agasi dhe Beqiri kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, duke e detyruar të tërhiqte ankesat për tenderat e AKSHI-t.

Për momentin, nën masën e arrestit në shtëpi ndodhen ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe ish-zv.drejtoresha Hava Delibashi, ndërsa ndaj disa biznesmenëve dhe një zyrtari policie janë vendosur masa më të lehta.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme