Kronika 21 April 2026, 21:47 Nga VNA

SPAK heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës, dyshime për shkelje në procedurë

Ndaje në Whatsapp
SPAK heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës, dyshime për

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar detaje nga dosja e SPAK lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ku evidentohen disa shkelje të mundshme në procedurën e tenderit.

Sipas materialit, kontrata është negociuar drejtpërdrejt mes qeverisë dhe tre kompanive, pa garë reale. Një nga problematikat kryesore lidhet me faktin se një prej operatorëve, kompania “2A Group”, nuk kishte firmosur autorizimin për përfaqësimin në bashkimin e përkohshëm të operatorëve.

Një tjetër element i rëndësishëm është se kontrata për koncesionin u shpall në mars 2021, ndërkohë që shoqëria koncesionare “Vlora International Airport” u regjistrua zyrtarisht vetëm më 17 maj 2021, pra pas lidhjes së marrëveshjes.

Sipas SPAK, janë konstatuar edhe shkelje të tjera:

Mungesë e dokumentacionit financiar nga kompanitë pjesëmarrëse;
Mosdeklarim i strukturës së pronësisë deri te përfituesit fundorë;
Mosplotësim i kritereve teknike të kërkuara në tender.
Pavarësisht këtyre mangësive, bashkimi i kompanive “Mabco Construction”, “2A Group” dhe “YDA Group” u shpall fitues.

Hetimet kanë çuar në marrjen si të pandehur të 7 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”.

SPAK pritet të përcaktojë nëse ka përgjegjësi ligjore edhe për nivele më të larta vendimmarrjeje lidhur me këtë proces.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme