Kronika 23 March 2026, 13:57 Nga VNA

SPAK hap dhjetëra celularë dhe kompjuterë në hetimin ndaj Ballukut, në sitë edhe biznesmenët Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka

Ndaje në Whatsapp
SPAK hap dhjetëra celularë dhe kompjuterë në hetimin ndaj

Në muajin dhjetor 2025 dhe janar 2026 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në banesat e njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kontrolleve iu nënshtruan edhe ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ish-administratori i KESH, Erald Elezi, si dhe biznesmenët Ilir Shtufi e Rrok Gjoka, kompanitë e të cilëve kanë fituar tendera të rrugëve, që dyshohen të paracaktuar me ndikimin e Ballukut.

Për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që nuk lejon më SPAK që pas sekuestrimit të bëjë këqyrjen dhe aksesimin e pajisjeve, prokurorët e posaçëm iu drejtuan me kërkesë GJKKO-së.

Me një vendim të datës 19 mars, Erjon Çela e miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe lejoi aksesimin dhe marrjen e të dhënave nga dhjetëra celularë e pajisje kompjuterike, përfshirë edhe ato të biznesmenëve të njohur. Avokatët kanë insistuar që të mos lejohet marrja e asnjë të dhëne tjetër, veç atyre që lidhen direkt me çështjen objekt hetimi. Por, në dispozitiv, gjyqtari ka lejuar edhe marrjen e të dhënave të tjera, që mund të shërbejnë si indicie për nisjen e hetimeve për vepra të tjera penale apo implikim të zyrtarëve të tjerë.

Nga zbërthimi i këtyre pajisjeve prokurorët shpresojnë të sigurojnë prova të reja ndaj ish-numrit dy të qeverisë, për të cilën mazhoranca socialiste votoi kundër kërkesës së SPAK për leje për ta arrestuar.

Belinda Balluku është e pandehur dhe nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve në vlera miliona euro. Ndaj saj SPAK ka çelur edhe hetim pasuror.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme