Kronika 8 August 2025, 12:53 Nga VNA

SPAK godet një grup trafiku kokainë, aksion në disa qytete/ Rrjeti u zbërthye nga Sky ECC

Ndaje në Whatsapp
SPAK godet një grup trafiku kokainë, aksion në disa qytete/

SPAK godet një grup kriminal që trafikonte drogë. Aksioni për kapjen e të dyshuarve është zhvilluar në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Vladimir Mara kanë firmosur disa masa sigurie për anëtarët e grupit. 4 prej të dyshuarve u janë komunikuar masat në paraburgim, ku ndodhen për vepra të tjera penale.

Tre u arrestuan gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa disa nga anëtarët vijojnë të jenë në kërkim.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat e trafikut ndërkombëtar dhe masat janë marrë nga gjykata.

Anëtarët e grupit u zbuluan nga aplikacioni i koduar Sky ECC.

Detajet në përditësim.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme