Kronika 27 November 2025, 19:43 Nga VNA

SPAK dhe Antimafia italiane godasin për të dytën herë grupin e Visit të Pojës

Ndaje në Whatsapp
SPAK dhe Antimafia italiane godasin për të dytën herë grupin

 

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane të Breshias, ka zhvilluar një tjetër operacion të gjerë antidrogë, duke goditur për herë të dytë grupin e drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”. Operacioni është shtrirë paralelisht në disa qytete të Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa mediat italiane kanë publikuar listën e plotë të personave të arrestuar.

Arrestime në Itali – në burg

Sipas mediave italiane, në kuadër të operacionit janë ndaluar këta persona:
• Vincenzo Bruno
• Arlin Buzali
• Donald Cala
• Gazmend Ferhati
• Elton Gjegja
• Adriatik Hasa
• Erion Kapidani
• Oltion Lala
• Asti Llupi
• Denis Myttiu
• Altin Shehaj
• Gazmend Shehu
• Bledin Doci
• Elvis Doci
• Juljan Hyka
• Eduart Leba
• Gentian Shaba
• Ogert Shqevi
• Denis Tafili
• Indrit Tafili
• Klodian Vata

Arrestime në Itali – në arrest shtëpie
• Giuseppe Iorio
• Erald Salla
• Enkeleid Tirjaku

Arrestime në Shqipëri

Gjatë aksionit të zhvilluar paralelisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Cërrik dhe Kavajë janë arrestuar:
• Asti Llupi, Durrës
• Erald Salla, Cërrik
• Altin Shehaj, Kavajë

Po ashtu është ndaluar edhe Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit dhe më herët pjesë e Forcave Operacionale.

Si funksiononte rrjeti?

Grupi kriminal i goditur dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të Europës. Sipas hetimeve, organizata kishte struktura të mirëpërcaktuara, me baza operacionale në disa qytete të Shqipërisë, ndërsa trafiku realizohej përmes rrugëve detare dhe tokësore.

Operacioni konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e këtij viti dhe vjen pas goditjes së parë të këtij grupi, duke çuar në shkatërrimin e një prej rrjeteve më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme