Kronika 15 September 2025, 15:03 Nga VNA

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në seancën paraprake të zhvilluar këtë të hënë, Çyrbja, përmes avokatit të tij, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-deputeti akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtim i sekretit shtetëror”. Ai u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, që e kishte mbajtur që nga viti 2017.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim, duke shkëmbyer informacione që lidhen me dokumente dhe akte zyrtare që përbëjnë sekret shtetëror, sipas legjislacionit në fuqi.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme