Kronika 18 November 2025, 17:04 Nga VNA

SPAK dërgon në gjykatë dy inspektorë të ISHTI-t dhe një administrator biznesi për ryshfet

Ndaje në Whatsapp
SPAK dërgon në gjykatë dy inspektorë të ISHTI-t dhe
SPAK

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy detyrë inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, si edhe administratorin e një biznesi privat, të cilët akuzohen për korrupsion.

Në kërkesën për gjykim, të pandehur janë:

Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh.a” në Korçë, akuzuar për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

Olsi Jarazi, inspektor aktual i ISHTI-t, dhe

Luan Sadikaj, ish-inspektor i ISHTI-t, të akuzuar për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim.

Hetimet, të kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) me metoda speciale, zbuluan se më 1 nëntor 2021, Jarazi dhe Sadikaj morën 900,000 lekë dhe 10,000 dollarë nga Suljoti. Shuma u jep për të mos ndëshkuar subjektin privat, i cili operonte pa dokumentacionin teknik dhe licensën e nevojshme.

Procedimi penal ishte regjistruar fillimisht nga Prokuroria e Korçës dhe më pas i kaloi SPAK-ut, i cili ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme