Kronika 7 November 2025, 16:16 Nga VNA

SPAK çon për gjykim tre persona për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim tre persona për korrupsion në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale nr. 55 të vitit 2025, që lidhet me korrupsionin zgjedhor në Qarkun e Lezhës.

Të pandehurit që do të përballen me drejtësinë janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe Besnik Uka e Artur Jahja, të akuzuar për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, të gjitha të kryera në bashkëpunim, sipas neneve 328, 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimi nisi mbi bazën e materialit të referuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe u zhvillua përmes metodave speciale, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime në terren. Nga provat e mbledhura, SPAK konstaton se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, tre të pandehurit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zonën e Kurbinit, duke ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialiste.

Sipas akuzës, ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ndikuar në mënyrën e votimit të zgjedhësve, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare në mbështetje të subjektit politik në pushtet. Dosja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë për përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme