Kronika 26 September 2025, 12:31 Nga VNA

SPAK arreston dy persona për vrasjen e Klevis Lleshit, në kërkim Aurel Hoxha dhe Sajmir Kolaveri

Ndaje në Whatsapp
SPAK arreston dy persona për vrasjen e Klevis Lleshit, në kërkim

Sabah Nuzi dhe Samet Loka, janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohen për veprat penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, grup i strukturuar kriminal lidhur me rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të Klevis Lleshit.

Në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe shtetasi Sajmir Kolaveri të dyshuar për të njëjtat akuza.

Vrasja makabre e Klevis Lleshit u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në SKY ECC. Aurel Hoxha është vëllai i Agim Hoxhës që u vra dhe dogj në Britani në 2012 nga Arben Lleshi. Nga familja Lleshi janë vrarë dhe zhdukur 5 persona, përfshirë edhe Arben Lleshin brenda në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme