Kronika 30 March 2026, 15:18 Nga VNA

Skualifikohet oferta më e mirë, bashkia Tiranë ia jep tenderin biznesmenit që bërtiste para SPAK: “Lali Eri, o flori, ne të presim në bashki”

Ndaje në Whatsapp

Skualifikohet oferta më e mirë, bashkia Tiranë ia jep tenderin

Bashkia e Tiranës ka dhënë një tjetër tender, duke skualifikuar ofertën më të mirë nga gara. Bëhet fjalë për procedurën që ka si qëllim rehabilitimin e disa rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Dëshmorët”, “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano”, të cilat ndodhen në zonën e Kasharit në kryeqytet.

Skualifikohet oferta më e mirë, bashkia Tiranë ia jep tenderin

Për këtë procedurë, bashkia kishte vendosur një fond prej 1 miliard lekësh, ndërsa për të kishin shfaqur interes 26 kompani. Oferta më e mirë ishte propozuar nga subjekti “MELA.” sh.p.k., e cila kishte kërkuar 585 milionë lekë për ta realizuar punën. Por Bashkia e Tiranës e ka skualifikuar nga gara dhe fitues ka shpallur subjektin “INERTI” sh.p.k., e cila kishte ofertën e dytë më të mirë me 594 milionë lekë, ose rreth 10 milionë lekë më shumë se e para.

Skualifikohet oferta më e mirë, bashkia Tiranë ia jep tenderin 

Skualifikohet oferta më e mirë, bashkia Tiranë ia jep tenderin

Kompania fituese është në pronësi të biznesmenëve Halil Muha dhe Florjan Muha. Ky i fundit është përfolur në media se ishte prezent në protestën para SPAK kur kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua. Madje, në videon që qarkulloi në rrjetet sociale, ku shfaqej një person që thërriste “Lali Eri o flori, ne të presim në bashki”, mediat pretenduan se ishte Florjan Muha.

Përtej këtyre pretendimeve, ajo çka është fakt është se kompania e biznesmenit në fjalë vijon të jetë e preferuara e Bashkisë së Tiranës, si me Veliajn jashtë, ashtu edhe brenda në burg.

“INERTI” sh.p.k rezulton se ka marrë 32 tenderë publikë në të gjithë vendin dhe 15 prej tyre vetëm nga Bashkia e Tiranës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme