Kronika 15 September 2025, 12:43 Nga VNA

Skemë piramidale me kriptomonedha në Divjakë dhe Lushnjë, nën hetim nga Prokuroria e Fierit

Ndaje në Whatsapp
Skemë piramidale me kriptomonedha në Divjakë dhe Lushnjë,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nisur procedim penal për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, pas sinjalizimeve për një platformë të dyshuar piramidale me emrin “Xuex”, e cila vepronte në Lushnjë dhe Divjakë.

Hetimet u përqendruan te bar-restoranti “La Bonta” në hyrje të Lushnjës, ku ishin vendosur postera që promovonin platformën me premtime për “përfitime të përjetshme”. Gjatë veprimeve simuluese të kryera nga agjentët e policisë, kamarierë të lokalit – Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj – ofruan detaje mbi funksionimin e skemës dhe kushtin minimal të investimit prej 1,000 dollarësh. Agjentët u regjistruan në platformë përmes aplikacionit Binance dhe iu kërkua pagesa prej 100 mijë lekësh, e dokumentuar me video dhe audio.

Gjurmët hetimore çuan edhe në qytetin e Divjakës, ku sipas policisë, Ereledio Shebeku dyshohet si një nga organizatorët kryesorë. Përmes aplikacionit “Telegram”, ai menaxhonte grupe investuesish dhe merrte udhëzime nga një person i identifikuar si “Leo Smith”, i dyshuar si shtetas britanik. Vetëm në Divjakë rezulton të jenë përfshirë rreth 580 persona, me investime nga 1,000 deri në 5,000 dollarë secili, mes tyre edhe punonjës të Bashkisë Divjakë.

Prokuroria dhe policia kanë evidentuar emra të tjerë të përfshirë, mes tyre Arbër Çela, pronar i “La Bonta”, ku gjatë kontrollit iu sekuestrua një aparat celular i markës iPhone 16 Pro Max. Hetimet po vijojnë me këqyrjen e pajisjeve elektronike të sekuestruara dhe transkriptimin e materialeve audio-vizive.

Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një skemë mashtruese piramidale të maskuar si investim në kriptomonedha, e cila ka rekrutuar me qindra persona në zonën e Lushnjës dhe Divjakës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme