Kronika 22 September 2025, 13:36 Nga VNA

Skandali me abuzimin e 16-vjeçares në Këlcyrë/ Gjykata e Gjirokastrës jep masën “arrest me burg” për tre të ndaluarit

Ndaje në Whatsapp
Skandali me abuzimin e 16-vjeçares në Këlcyrë/ Gjykata e

Gjykata e Gjirokastrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg|” për tre të dyshuarit e përfshirë në ngjarjen e Këlcyrës, ku një 16-vjeçare u ngacmua seksualisht, ndërsa një punonjës police u shantazhua me video intime.

Pajtim Baka, punonjës policie, njerku i vajzës dyshohet për ngacmim seksual të të miturës dhe u la në paraburgim. Kristian Prifti, 46 vjeç që dyshohet se kishte krijuar një lidhje me vajzën, me fotot e saj shantazhonte 53-vjeçarin Artur Ago, gjithashtu punonjës policie, që ti pagunte një shumë prej 10 mln lekësh me qëllim që të mos i publikonte videon intime. Prifti dyshohet për akuzën e shtrengimit për dhënie pasurie. Isi Pasha, 26 vjeç shok i Priftit dyshohet se kishte dijeni për të gjitha detajet e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar. Si Prifti ashtu dhe Pasha janë lënë në paraburgim. Ndërsa, Ago punonjës policie që tashmë është në kërkim, dyshohet për ngacmim seksual të të miturës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme