Kronika 8 January 2026, 20:11 Nga VNA

Skandal/ Zjarri tek Medreseja, autobot me ujë bllokohet në trafik

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Zjarri tek Medreseja, autobot me ujë bllokohet në trafik

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, flakët janë të përmasave të mëdha dhe po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët dhe tregtarët janë detyruar të largohen për arsye sigurie.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të intensitetit të flakëve dhe materialeve të shumta të djegshme në magazina.

Pamje dramatike janë regjistruar edhe pranë zonës së Medresesë, ku nga vatrat e zjarrit dëgjohen shpërthime të herëpashershme. Deri më tani janë evakuuar banorët e disa pallateve përreth, ndërsa pronarët e subjekteve tregtare kanë mbërritur të panikosur në zonë, duke u përpjekur të shpëtojnë çfarë munden. Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe ambulanca, por sipas raportimeve mediatike, autobotët me ujë e kanë të pamundur të futen në zonë për shkak të trafikut të rënduar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin e situatës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme