Kronika 22 November 2025, 09:21 Nga VNA

Situata e përmbytjeve vazhdon: Lumi Seman dhe Vjosa mbajnë tokat nën ujë në Fier, Lushnje e Vlorë

Ndaje në Whatsapp

Situata e përmbytjeve vazhdon: Lumi Seman dhe Vjosa mbajnë tokat

Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona të vendit. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar, ndërsa në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, rreth 200 hektarë tokë bujqësore mbeten nën ujë si pasojë e të njëjtit lumë.

Në qytetin e Beratit situata është normalizuar, megjithatë në fshatra ende ka ujë në tokat bujqësore.

Ndërkohë, në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga 7.8 deri në 8.3 metra. Për dy ditë me radhë, Vjosa ka shënuar luhatje të vazhdueshme në këtë kuotë, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme