Kronika 6 October 2025, 22:21 Nga VNA

Si xhaxhai i vrasësit Gjon Shkambi paralajmëroi vrasjen për pronën në Shkodër live në TV

Ndaje në Whatsapp
Si xhaxhai i vrasësit Gjon Shkambi paralajmëroi vrasjen për

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, ishte paralajmëruar disa kohë më parë nga xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi.

Një vit më parë, gjatë rubrikës “Shihem në gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në TV Klan, xhaxhai i Elvis Shkambit kërcënonte drejtpërdrejt paditësin e tij, edhe pse i kishte borxh 15 mijë euro, që nuk i ishte kthyer.

I irrituar që çështja u trajtua në televizion, Gjon Shkambi paralajmëronte disa herë personin që kishte përballë, duke i thënë se nëse nuk lirohet prona që ai pretendonte se ishte e tij, do ta “minonte” në të katër qoshet e saj.

“Ja gjej unë formën si ta liroj. Do ta minoj në të katër qoshet, sepse është prona ime, e kam me çertifikatë. Të gjithë do t’i hedh në erë. Ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë,” deklaronte Gjon Shkambi.

Megjithë paralajmërimet e përsëritura, që u bënë në një televizion kombëtar, institucionet përgjegjëse nuk i morën seriozisht, duke lënë hapësirë për ngjarjen tragjike që tronditi sot kryeqytetin.

Për ironi të fatit emisioni është transmetuar në 6 tetor të vitit të kaluar, si sot një vit më parë!

 

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme