Kronika 26 December 2025, 14:35 Nga VNA

Si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën medikamentit të Klodian Allajbeut

Ndaje në Whatsapp

Si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik.

Në qendër të shqetësimit ndodhet një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare, por megjithatë ka avancuar në procesin e regjistrimit.

Sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët onkologjikë.

Pyetjet që lindin kërkojnë përgjigje se pse u pranuan mostra të reja pas dështimit të analizave fillestare si dhe kush e mori këtë vendim. Ndërsa shqetësim është nëse agjencia e barnave po funksionon si garant i sigurisë, apo si një hallkë formale që mbyll sytë.

Agjensia e barnave ka detyrimin ligjor dhe moral të sqarojë publikisht nëse procedurat e ndjekura, rezultatet reale të analizave laboratorike, dhe arsyet pse një produkt i kontestuar ka kaluar filtrat zyrtarë. Shëndeti i pacientëve nuk është statistikë dhe nuk mund të trajtohet si formalitet administrativ.

Top Channel ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave informacion për këtë rast duke e pyetur se sa aplikime për tu pajisur me autorizim për tregtim ka patur përgjatë vitit 2025 për medikamentin Nilotinib dhe datat përkatëse? Cilët janë operatorët? A janë analizuar këto barna gjatë procedurës së autorizimit për tregtim? Çfarë rezultatesh ka patur gjatë analizimit? Nëse medikamenti ka shfaqur probleme gjatë analizës, çfarë masash janë marrë kundrejt operatorëve që kanë aplikuar? A janë refuzuar këto praktika? Në rast se jo të gjitha praktikat janë refuzuar, cilat janë arsyet për këtë trajtim të diferencuar të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të operatorëve? A është vijuar më tej për pajisjen me autorizim për tregtim të këtyre medikamenteve? Nëse po, cilët janë operatorët të cilat kanë marrë autorizimin për tregtim?

Ky skandal është një material i mjaftueshëm që SPAK të investigojë e të zbardhe çfarë po ndodh për të mbrojtur interesat e pacientëve ndërsa aktualisht duket se janë lënë në dorë të urisë për përfitime financiare të Klodian Allajbeut, Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasilit./Top Channal/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme