Kronika 12 January 2026, 15:58 Nga VNA

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika

Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e parashikuar të zhvillohej ditën e sotme.

Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të njërit prej të pandehurve, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të procedurës.

Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh shkurt para nisjes së seancës: “Shihem pas seancës”.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa ndaj tij dhe Kryemadhit po zhvillohet procedura paraprake, e cila do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme