Kronika 30 October 2025, 13:12 Nga VNA

Shtyhet seanca për Sterilizimin, Ilir Beqaj ndodhej në sallë tjetër ku hetohet për fondet e BE

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca për Sterilizimin, Ilir Beqaj ndodhej në sallë
Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë për më 13 nëntor seancën gjyqësore ndaj ish‑ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në çështjen e njohur si “Sterilizimi”.

Ish‑ministri nuk ishte i pranishëm në seancë, ku ai akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe pjesëmarrje në “grup kriminal”, për shkak se në të njëjtën kohë ndodhej në një sallë tjetër të Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin paraprak të dosjes “SASPAC”.

Beqaj përballet me dy dosje të ndara, njëra për aferën e “Sterilizimit” dhe tjetra për çështjen “SASPAC”, ku ai akuzohet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian dhe prokurime të dyshimta.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme