Kronika 27 April 2026, 11:54 Nga VNA

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, gjykimi rinis më 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen ndaj Ilir Metës

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe personave të tjerë të hetuar nga SPAK është shtyrë dhe do të zhvillohet më 11 maj.

Gjatë seancës së sotme, Monika Kryemadhi ka kërkuar që mbrojtjes t’i vihen në dispozicion të dhënat e ekspertimit të aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke kërkuar akses të plotë në materialet hetimore. Prokuroria është shprehur se këto materiale mund t’i vihen në dispozicion mbrojtjes pas përfundimit të seancës.

Një tjetër çështje procedurale e ngritur në seancë lidhej me përfaqësimin ligjor të Fatime Kryemadhit, për të cilën gjykata vendosi t’i japë kohë mbrojtjes për ta zgjidhur.

Për shkak të këtyre rrethanave procedurale dhe qëndrimeve të palës mbrojtëse, seanca u shty zyrtarisht. Si pasojë, janë pezulluar edhe afatet e paraburgimit për të paraburgosurit në këtë dosje, përfshirë Ilir Metën.

Çështja pritet të rikthehet në gjykim më 11 maj, ku palët do të paraqiten sërish për vijimin e shqyrtimit gjyqësor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme