Kronika 19 December 2025, 15:36 Nga VNA

Shtyhen hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK pret letërporositë e dërguara tek autoritetet e huaja

Ndaje në Whatsapp

Shtyhen hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK pret letërporositë e

SPAK ka shtyrë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj, deri në 22 mars. Arsyeja është për të marrë kohë dhe pritur letërporositë e dërguara në autoritet e huaja.

Sipas dispozitave ligjore, kjo është hera e fundit që SPAK mund të shtyjë hetimet ndërsa më pas do të vendosë për dërgimin ose jo për gjykim të çështjes.

Kjo është hera e gjashtë që shtyhen hetimet ndaj për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim më 10 korrik 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme