Kronika 14 October 2025, 15:39 Nga VNA

Shpëtoi jetën e dy fëmijëve në plazhin e Velipojës, ndërron jetë Arjan Kraja pas tre muajsh në koma

Ndaje në Whatsapp
Shpëtoi jetën e dy fëmijëve në plazhin e

Arjan Kraja, njeriu që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në plazhin e Velipojës, ka ndërruar jetë pas tre muajsh në gjendje kome.

Ai kishte pësuar ishemi si pasojë e përpjekjes heroike për të shpëtuar jetët e fëmijëve, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Arjan Kraja punonte në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH), të cilët njoftuan me keqardhje të thellë ndarjen e tij nga jeta dhe i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes.

“Me keqardhje të madhe, Ekipi i OSSH-së ka marrë lajmin për humbjen e kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar dhe të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij,” thuhet në njoftim.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme