Kronika 23 April 2026, 13:48 Nga VNA

Shpërthimi me lëndë plasëse në Tepelenë, procedohet 29-vjeçari pasi posedonte municion luftarak

Ndaje në Whatsapp

Shpërthimi me lëndë plasëse në Tepelenë,

Një 29-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pas një shpërthimi të ndodhur në një magazinë pranë banesës së tij në fshatin Mamaj, Tepelenë.

Hetimet zbulun se Xhulio Salaj dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet konstatuan se ai posedonte sasi fitili zjarr-përcjellës dhe municion luftarak, të cilat u gjetën në magazinën ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2026, kur një sasi lënde plasëse shpërtheu aksidentalisht, duke lënë të plagosur vetë 29-vjeçarin dhe shokun e tij, Lisien Shehu, banues në Memaliaj. Të dy të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se, në vijim të hetimeve materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj të riut.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme