Kronika 4 October 2025, 23:29 Nga VNA

Vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf Jacaj në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Vritet me eksploziv në automjet 58-vjeçari Isuf Jacaj në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet tip fuoristradë është shkatërruar plotësisht. Nga shpërthimi ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Isuf Jacaj, 58 vjeç, i cili më pas është identifikuar nga policia.

Sipas burimeve zyrtare, Jacaj ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.

Kujtojmë se më 21 korrik 2025, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacaj, duke e shkatërruar plotësisht mjetin – një ngjarje që ende nuk është zbardhur.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme