Kronika 30 September 2025, 08:56 Nga VNA

Shpërthim me tritol në banesën e familjes së Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhiut

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me tritol në banesën e familjes së Klea

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur lagjen “Gafurr Muça” në Lushnjë, në orët e para të mëngjesit.

Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, në katin e parë të një pallati. Ajo është nëna e Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i lidhur me botën e krimit.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në hyrje të banesës si dhe në ambientet përreth.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me të kaluarën kriminale të Laert Haxhiut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme