Kronika 7 December 2025, 14:22 Nga VNA

Shkodër/ Arrestohet 17-vjeçari i përfshirë në atentatin e 8 shtatorit

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Arrestohet 17-vjeçari i përfshirë në

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku humbën jetën Liridon Kraja dhe Armando Pali, ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri.

I mituri u ndalua gjatë një kontrolli rutinë, ku policia i gjeti disa doza kokaine. Ndreu rezultonte i shpallur në kërkim edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Bashkisë së Shkodrës, ku Ragip Gila qëlloi me breshëri ndaj tavolinës ku po qëndronin Armando Pali dhe Erogen Brajoviç. Shënjestër dyshohet se ishte Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndërsa Pali dhe truproja i tij, Liridon Kraja (Lushi), humbën jetën si pasojë e plagëve.

Kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri mbeti e plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme