Kronika 2 October 2025, 11:42 Nga VNA

Shkatërrimet e ndërtesave të 5 Maji, GJKKO urdhëon SPAK të nisë hetime

Ndaje në Whatsapp

Shkatërrimet e ndërtesave të 5 Maji, GJKKO urdhëon SPAK

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të nisë hetimet lidhur me prishjen e ndërtesave në zonën e 5 majit. Prokuroria e Tiranës më herët e kishte hetuar këtë cështje dhe kishte vendosur pushimin e saj. Një nga qytetarët, palë e demtuar vendimin e gjykatës së Tiranës që  miratoi kërkesën për pushim të çështjes e ankimoi në Apel.

Gjykata e Apelit vendosi ta dërgojë çështjen për kompetencë të gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit e urdhëroi SPAK të nisë hetimin për rastin. Për shkatërrimet të zona e 5 majit janë kallëzuar Erion Veliaj e Arbjan Mazniku ndërsa është godirur dhe vendimi i qeverisë për prishjet. SPAK do ta regjistrojë cështjen për shpërdorim detyre, por gjatë hetimeve mund të dalin edhe të dhëna apo fakte të tjera për vepra të tjera penale.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme