Kronika 28 September 2025, 18:28 Nga VNA

“Shi droge” mbi burgun e Korydallos – hidhen pako me kokainë e hashash nga rruga në oborr, por plani dështon

Ndaje në Whatsapp
“Shi droge” mbi burgun e Korydallos – hidhen pako me

Përpjekjet për të futur lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Korydallos në Greqi vijojnë të jenë të shpeshta, por këtë herë një skemë e re ka dështuar menjëherë.

Sipas mediave greke, një person ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë lëndë narkotike brenda burgut duke hedhur nga Rruga Nikiforidis tre pako në drejtim të oborrit të institucionit, me qëllim që ato të përfundonin tek një i burgosur. Dyshohet se ky veprim është kryer me kërkesë të një të dënuari që ndodhet aktualisht në këtë burg, ku vuajnë dënimin edhe disa shtetas shqiptarë të përfshirë më herët në trafik droge.

Megjithatë, plani nuk shkoi sipas pritshmërive. Një nga pakot nuk arriti të kapërcente murin dhe ra në rrugë, duke zbuluar përmbajtjen e saj: 63 gramë hashash. Dy pakot e tjera u gjetën menjëherë nga autoritetet brenda territorit të burgut. Në njërën u sekuestruan 68.9 gramë kokainë në formë të ngurtë, ndërsa në tjetrën u fsheheshin 409 gramë hashash në formë çokollate.

E gjithë sasia e drogës u sekuestrua menjëherë nga Departamenti i Sigurisë së Korydallos, i cili ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit që kreu hedhjen e pakove dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një tentativë të organizuar nga rrjete kriminale që operojnë brenda dhe jashtë burgut.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme