Kronika 9 February 2026, 17:59 Nga VNA

Sherr për vendin e parkimit/ Efektivi kërcënon me armë qytetarit, policia ende asnjë reagim për ngjarjen

Ndaje në Whatsapp

Sherr për vendin e parkimit/ Efektivi kërcënon me armë

Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi janë përplasur dhe kanë krijuar momente paniku paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.

Mësohet se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte automjetin e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armëve.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është konfliktuar.

Por ndonëse kanë kaluar 6 orë nga ngjarja, Policia ende nuk ka bërë asnjë reagim për rastin në fjalë. Ende nuk dihet se kush është oficeri i cili përdor armën e shërbimit për të kërcënuar qytetarët dhe për të zgjidhur konfliktet e tij të çastit.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme