Kronika 8 February 2026, 14:27 Nga VNA

Sherr në pikë karburanti në Vlorë, dhunohet avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani

Ndaje në Whatsapp
Sherr në pikë karburanti në Vlorë, dhunohet avokati i Ilir

Dhunohet në qytetin e Vlorës avokati Kujtim Cakrani që mbron ish-presidentin Ilir Meta. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka motive banale. Policia thotë se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në Vlorë, ku avokati kishte ndaluar për të furnizuar makinën me karburant. Aty ka mbërritur edhe një automjet tjetër. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Cakrani ka hapur derën e makinës së tij dhe ka prekur makinën tjetër. Për këtë arsye mes tij dhe personit tjetër ka nisur një debat verbal që ka përfunduar më pas në përplasje fizike. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme