Kronika 23 August 2025, 11:37 Nga VNA

Sherr mes të afërmve në Kukës, arrestohen babë e bir

Ndaje në Whatsapp
Sherr mes të afërmve në Kukës, arrestohen babë e bir

Në fshatin Kosharisht të Kukësit, babë e bir përfunduan në prangat e policisë pasi goditën me sende të forta të afërmin e tyre. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i shkaktuan dëmtime.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Kukësit, u parandalua një ngjarje kriminale më e rëndë, ndërsa M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç, u arrestuan dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për veprime të mëtejshme.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme