Kronika 12 August 2025, 14:18 Nga VNA

Shënohet viktima e parë si pasojë e zjarreve në vend, humb jetën 80 vjeçari në Gramsh

Ndaje në Whatsapp
Shënohet viktima e parë si pasojë e zjarreve në vend, humb

Konfirmohet viktima e parë nga zjarret në Gramsh. Sipas policisë bëhet fjalë për një 80-vjeçar që ndezi një zjarr në kopshtin e banesës. Situata me zjarret në Gramsh vijon të mbetet shqetësuese.

Njoftimi i plotë:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme