Kronika 29 August 2025, 15:18 Nga VNA

Shembet me shpërthim resorti pa leje i ish-kreut të IMT në Durrës, i arrestuar pak ditë më parë

Ndaje në Whatsapp
Shembet me shpërthim resorti pa leje i ish-kreut të IMT në

Shembet me shpërthim e fadroma resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT në Durrës, Ardian Halilit. Pak minuta më parë forcat xheniere realizuan shembjen me shpërthim të kontrolluar të godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.
Ardian Halili, ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, u arrestua nga policia për ndërtim të paligjshëm. Ai dyshohet se në vitin 2017, gjatë kohës që mbante detyrën, ka ndërtuar pa leje disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj, Ishëm. Ky kompleks, i njohur si “Saint Michelle Residence”, përfshin vila luksoze, pishina dhe ambiente shërbimi, dhe është ndërtuar pranë bregdetit, në një zonë të mbrojtur.

Halili mbajti detyrën e kryeinspektorit të IMT Durrës nga 2017 deri në prill 2021. Ai është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, e cila pas shkarkimit nga Vettingu mori licencën e avokates dhe sot mbron, ndër të tjerë, edhe Emiljano Shullazin.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme