Kronika 9 January 2026, 21:48 Nga VNA

Shembet masivi i dheut në aksin Matogjin-Bashaj në Selenicë, izolohen dhjetëra familje

Ndaje në Whatsapp

Shembet masivi i dheut në aksin Matogjin-Bashaj në Selenicë,

Masive gjigante dheu u shkëputën këtë të premte në aksin Matogjin-Bashaj, në territorin e Bashkisë Selenicë, duke bllokuar rrugën dhe duke izoluar dhjetëra familje në fshatin Bashaj.

Sipas informacioneve paraprake, mali është shkëputur në dy pika të ndryshme brenda një harku kohor prej rreth dy orësh, duke rritur rrezikun për banorët dhe vështirësuar qarkullimin në zonë.

Banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, duke theksuar se situata paraqitet problematike dhe kërcënon sigurinë e tyre. Pamjet video të regjistruara gjatë pasdites tregojnë përmasat e shembjes dhe pasojat në terren.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me masat që do të ndërmerren për pastrimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme