Kronika 3 December 2025, 14:24 Nga VNA

Sekuestrohen 9 prona të reja të dyshuara si të përfituara nga krimi, total 29 pasuri në dy muaj

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen 9 prona të reja të dyshuara si të përfituara

Gjatë dy muajve të fundit, në qarkun e Lezhës janë sekuestruar gjithsej 29 pasuri me një sipërfaqe totale prej 132 322 m², të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Këtë të mërkurë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të tjera të paluajtshme. Bëhet fjalë për 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, me sipërfaqe totale prej 33 815 m².

Sipas njoftimit zyrtar, masa u mor në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të punës për gjurmimin dhe goditjen e aseteve kriminale.

Autoritetet theksojnë se operacionet për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të dyshuara kriminale do të vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme