Kronika 15 September 2025, 11:16 Nga VNA

Seanca për dosjen “Partizani”/Avokati i Berishës: “Vendimi për marrjen e tij të pandehur është i pavlefshëm”

Ndaje në Whatsapp
Seanca për dosjen “Partizani”/Avokati i Berishës:

Nis në Gjykatën e Posaçme procesi për dosjen “Partizani”.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj kërkoi pavlefshmëri absolute për marrjen si të pandehur dhe të njoftimit të akuzës për Berishën.

"Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj”, tha Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha është i pandehur për korrupsion kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash. Nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme