Kronika 22 November 2025, 11:29 Nga VNA

Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitje”

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, kërkon

Në datën 20 nëntor, Berisha ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si anti-kushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.

Seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).

Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim./Top Channel/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme