Kronika 25 February 2026, 14:51 Nga VNA

Rruga e re Palasë–Vlorë e mbuluar nga balta e kantiereve të biznesmenëve, institucionet e shtetit në gjumë

Ndaje në Whatsapp

Rruga e re Palasë–Vlorë e mbuluar nga balta e kantiereve të

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës së re Palasë–Dhërmi, e cila është mbuluar nga balta dhe inerte ndërtimi. Edhe në këtë rast, nuk është natyra ajo që ka sjellë këtë situatë, por kamionët e kompanive të ndërtimit që po punojnë në resortet e biznesmenëve në zonë.

Gjendja e rrugës tregon qartë se subjektet nuk po zbatojnë rregulloren që parashikon se, pas çdo daljeje nga kantieri, kamionët duhet të pastrojnë gomat përpara se të hyjnë në rrugë urbane.

Në gjumë duket se janë edhe autoritetet përgjegjëse, si Bashkia Vlorë, IMT Vlorë, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, të cilëve do t’u mjaftonte një kalim i vetëm në këtë segment për të kuptuar se rregullat ligjore nuk po zbatohen.

Mbulimi i rrugës nga balta dhe inertet e ndërtimit mund të sjellë disa pasoja, që nga rreziku i rrëshqitjes së automjeteve, bllokimi i kanalizimeve, dëmtimi i rrugës, deri te ndotja e mjedisit.

Këtë problem duket se nuk e vë re as ARRSH, e cila duhet të njoftojë autoritetet përkatëse, pasi me këtë mbron një investim prej 1.5 miliardë lekësh, i përfunduar vetëm dy vite më parë, duke shmangur kështu justifikimet e zakonshme në rast dëmtimi se “fajin e ka moti”.

Rruga e re Palasë–Vlorë e mbuluar nga balta e kantiereve të

Rruga e re Palasë–Vlorë e mbuluar nga balta e kantiereve të

Rruga e re Palasë–Vlorë e mbuluar nga balta e kantiereve të

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme