Kronika 30 August 2025, 13:53 Nga VNA

Rrëzohet ballkoni i një pallati në Tepelenë, banorët i tremben edhe katit të katërt

Ndaje në Whatsapp
Rrëzohet ballkoni i një pallati në Tepelenë, banorët i

Një incident i rrezikshëm është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Tepelenës, ku është rrëzuar ballkoni i një banese. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, pasi rënia e ballkonit është ndalur nga një shtratore rrushi e vendosur në katin e parë, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Ndërtesa ku ndodhi incidenti është pjesë e projektit të rehabilitimit të fasadave, i cili synon përmirësimin estetik të godinave të vjetra. Megjithatë, kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë strukturore të pallatit. Sipas banorëve, edhe ballkoni i katit të katërt është në gjendje të rrezikshme dhe mund të shembet në çdo moment.

Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vlerësojnë gjendjen e ndërtesës për të parandaluar rreziqe të mëtejshme për banorët dhe kalimtarët.

Autoritetet lokale pritet të dalin me një reagim zyrtar për të sqaruar shkaqet e shembjes dhe për të bërë të ditura masat që do të merren për garantimin e sigurisë në pallatet e përfshira në projekte të ngjashme.

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme